Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri nuk e sheh afër arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë.
Ai është shprehur pesimist për arritjen e një marrëveshjeje të shpejtë përmes diskutimit të çështjeve ekonomike, pasi vlerëson se problemi real ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është politik.
“Problemi ynë me Serbinë është politik. Nuk mund të presim që aspekti ekonomik t’i japë zgjidhje problemit mes Kosovës dhe Serbisë”, deklaroi Lutfi Haziri.
Por menjëherë pas këtij deklarimi, Lutfi Hazirit i ka reaguar Sefedin Krasniqi, ish bashkëpunëtor i kolonel Ahmet Krasniqit.
Krasniqi ka hedhur akuza të rënda ndaj kreut të Gjilanit.
“Nga frika se do të mbetet në periferi brenda LDK-së, sikur Vjosa, Luta po e lufton Qeverinë Hoti më iritueshëm se LVV, madje çdo mëngjes në vend të shahadetit të mëngjesit, që e ka për qef, po mundohet t’ia ngulë nga në kunxh Qeverisë Hoti, e indirekt LDK-së”, ka shkruar Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.
Sipas tij, Vjosa Osmani i kishte premtuar se do ta bënte Hazirin president.
“Dikur e godiste Vjosen, por pasi kjo gjatë fushatës i premtoi se do ta bënte President, Luta e luajti lojen e Vjoses, por ishte vonë”, shkruan ish bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit, Sefedin Krasniqi.
Discussion about this post