Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se takimi i së Enjtes në Bruksel është i rrezikshëm edhe në interes të Serbisë. “Rihapja
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se takimi i së Enjtes në Bruksel është i rrezikshëm edhe në interes të Serbisë.
“Rihapja e çështjes së Asociacionit përsëri në Bruksel, pas një dekade, është rikthim prapa për Kosovën. Është goditje ndaj shtetësisë së Kosovës dhe cenim i sovranitetit e me rrezik për krijimin e ‘Republikës Serbe në Kosovë’. Për diçka të tillë mendoj se parlamenti i Kosovës duhet të jetë shumë i vëmendshëm. Këtë të drejtë nuk e ka askush që të ulet të diskutojë as të negociojë e lëre të pretendojë të arrijë ndonjë marrëveshje të re për Asociacionin”, ka thënë Thaçi para mediave.
E një reagim i ashpër ndaj Thaçit ka ardhur nga analisti politik, Nexhat Haziri, i cili e ka quajtur ‘hipokrit’ të madh’.
“Presidenti, ky hipokrit i madh. Tyxhari me territorin e Kosovës, Hashim Thaçi, na u shfaq sot si rrallëherë një patriot i madh. Po e kundërshtojka tani Asociacionin…, të cilën marrëveshje e nënshkroi vet. HIPOKRIT !”, shkruan Haziri.
Discussion about this post