Mbesa e ish-presidentit Hashim Thaçi, Evgjeni Thaçi përmes një statusi në Facebook, ka mbështetur deputeten e PDK-së, Ganimete Musliun, e cila ka deklaruar se PDK-ja nuk ka asnjë përgjegjësi për krijimin e institucioneve të reja.
”E vërteta shumë shpesh dhemb, por dikush duhet ta thotë atë. Ganimete Musliu nuk përton asnjëherë të përballet me të padrejtën edhe nëse qëndron një ushtri e panumërt militantësh partiak, media servile të pushtetit, njerëz pa ndonjë qëllim në jetë, etj”, ka shkruar ndër të tjerash Thaçi, transmeton Periskopi.
Postimi i plotë:
E verteta shume shpesh dhemb, por dikush duhet ta thot ate.
Ganimete Musliunuk perton asnjehere te perballet me te padrejten edhe nese ne anen tjeter qendron nje ushtri e panumert militantesh partiak, media servile te pushtetit, njerez pa ndonje qellim ne jete, etj.
Gane, shume mire qe te kemi Kuvend. Respekt per te gjithe votuesit e tu te cilet te kane vleresuar çdo here e me shume.
Discussion about this post