Që nga pas lufta në Kosovë sipas Organizatës së Veteranëve të UCK-së, kanë bërë vetëvrasje mbi 40 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky numër mund të jetë më i lart, por kaq janë të identifikuar. Njëri nga ta është Bekim Maloku nga Podujeva veteran i vetëvrarë.
Veteranët e UÇK-së pavarësisht përjetimeve të rënda që kanë kaluar, shteti nuk është marrë me trajtimin e tyre shëndetësor.
Psikologët vlerësojnë se një veteran ka nevojë të madhe për trajtim pos-traumatik. Për prindin e Bekimit peng mbetet mos trajtimi i duhur mjekësor i tij.
Në Kroaci veterani është i shenjtë, thotë ushtaraku Kadri Kastrati, pjesëmarrës në dy lufta.
“Unë kam qenë ushtar në Kroaci dhe unë ende marrë e-mail nga Kroacia për trajtimin tim mjekësor dhe i mbulojnë të gjitha shpenzimet e mua në gjithë Evropën”, tha ai për RTK.
Gjendja e veteranëve nuk pritet të përmirësohet shpejtë.
Aziz Bici, këshilltar i kryeministrit për kategoritë e dala nga lufta, tha se institucion që merret me trajtimin e traumës së luftës nuk ka.
“Është problem me u bë diçka pa u bë një ligj i ri e ai nuk mund të bëhet për shkak se të gjithë arkivën tonë e ka prokuroria”, ka thënë ai.
Në Kosovë veteranët vlerësohen me një pension prej 170 euro në muaj, deri në momentin që ata të gjejnë një punë.