Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, tha në fillimin e gjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së se procesi gjyqësor duhet ta zbulojë të vërtetën.
Për shumicën e atyre që janë paraqitur si viktima të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, Laws tha se nisja e gjykimit ishte diçka e paimagjinueshme.
Ai tha se viktimat shqiptare kanë pranuar që “të turpëroheshin dhe të mos flisnin”, por sipas tij, kjo nuk ka funksionuar.
“Çmimi që u desh të paguanin ishte jeta në mërgim”, tha ndër tjerash Laws.
Mbrojtësi i viktimave pati disa fjalë edhe për katër të akuzuarit.
“Ata ishin persona të fortë. Në qoftë se ata kanë qenë duke i bërë këto krime, me siguri nuk kanë imagjinuar që do të vinte një ditë si kjo e sotmja”, tha ai.
Laws tha se disa prej atyre që janë paraqitur si viktima “janë etiketuar si tradhtarë”.
“Etiketimet të vrasin. Disa prej tyre janë të frikësuar për hakmarrje”, theksoi ai.