Partia Demokratike e Kosovës [PDK] doli e dyta në këto zgjedhje duke i fituar mbi 17 për qind të votave, por duke qëndruar larg partisë së parë Vetëvendosjes.
Duket se kjo parti ka nisur një proces reflektimi e analizimi për rezultatin zgjedhor dhe qëndrimet politike që do të mbajnë. Ja çka thotë Mërgim Lushtaku – që duket se do të jetë sërish deputet – për çështjet e rëndësishme që e presin vendin.
Lushtaku thotë se partia e tij do t’i pres 100 ditët e para të Qeverisë Kurti për të vepruar më pas si parti opozitare në raport me të.
“Është koha që me pa 100-ditshin e tij, që të vlerësojmë punën dhe angazhimin e tij politik, nëse formohet qeveria e tij e shohim.” – ka thënë z.Lushtaku për Periskopin.
Ashtu si babai i tij, Samiu, edhe Mërgim Lushtaku nuk beson në një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje derisa kjo parti politike është e para.
Lushtaku është shprehur edhe në lidhje me sigurimin e kuorumit për ta bërë presidente me mandat pesë vjeçar Vjosa Osmanin. Ai kësaj here ishte edhe më i rezervuar për të shprehur një qëndrim personal, derisa deklaroi se pritet shpejt një vendim nga partia.
Kandidati i PDK-së për deputet e quajti të “pamoralshëm” mënyrën se si e kishte përdorur VV-ja emrin e Murat Jasharit për pozitën e presidentit të vendit.
Discussion about this post