Pas izolimit gati 3 mujor në vendet e tyre të punës, mërgimtarët kanë filluar të vijnë në Kosovë.Ata kanë bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm, janë krijuar tollovi dhe kolona të gjata në tunelin që lidhë Slloveninë me Austrinë.Sipas tyre kolona është e gjatë mbi deri ne 9 kilometra.
Ata që po vijnë sot për në Kosovë kanë raportuar diçka që është e çuditshme tani për tani në këtë kohë të pandemisë.Në grupin ‘Marakli t’kerreve” kanë njoftuar se kolona për të hyrë nga Austria në Slloveni është rreth 9 kilometra.Mërgimtarët po shfrytëzojnë kufirin e Merdares, e më pas për të ndjekur rrugën Austri, -Slloveni-Kroaci-Serbi-Kosovë.
Discussion about this post