Pritjet e gjata në kufi nuk ndalojnë që mërgimtarët të vizitojnë vendin e tyre.
Veturat për në perëndim u ngarkuan me perime edhe këtë vit.
Një çift i intervistuar nga T7 thotë se ka marrë diçka nga Kosova, por ka shumë mall për vendin e tij. Megjithatë, premtuan se brenda dy-tri viteve do të kthehen në Kosovë përgjithmonë.
“Diçka kam lanë (mall). Kom marrë speca e bostana. Kemi nejt pesë javë dhe kemi kalu shumë mirë. Boll po na merr malli për Kosovë, po çka me ba? Po duhet, edhe nja dy-tre vjet edhe duhet me u kthyer”, është shprehur mërgimtari.
Me kolona të gjata në kufi mërgimtarët përballen çdo ditë gjatë sezonit të pushimit. Vetëm sot, kolona në Merdare ka qenë e gjatë më shumë se dy kilometra.
Discussion about this post