Një mërgimtar ka shprehur dëshirën t’ia paguajë ushqimin kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti, raporton Gazeta Express
Ai ka shkruar në Facebook se mund t’ia paguajë Hotit ushqimin për 10 vjet, madje po i thotë ta zgjedhë vetë restorantin ku do të hajë.
L.G. ka shkruar në Facebook se këtë po e bën pasi po frikësohet se mos Hoti po humb në peshë duke ngrënë vetëm sandviç.
“Zgjidhe një restorant ku të duash në Kosovë, do e paguaj 10 vite ushqimin tuaj! Të kemi gjysëmkryministër për merak! Duke u nisur nga kë pikëvështrimi i sfidës suaj sendviççius, më ke sjell frikë të madhe në humbjen e peshës suaj. Të lutem e pranone ofertën time! Të fala Driton Selmanajt”, ka shkruar L.G.
Ndërkohë, çështja e ushqimit të kryeministrit Hoti u kthye në temë diskutimi pasi zv.kryeministri Driton Selmanaj deklaroi se Hoti merr bukën nga shtëpia në zyrë.
“Na e kemi një kryeministër i cili bukën e merr me vete nga shtëpia. Kryesisht merr sandviça me bukë të zezë dhe e han në zyre. Bile nganjëherë më thotë zëvendës a po do ti?”, ka thënë Selmanaj. /Express/
Discussion about this post