Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës së sotme do të takohet në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vucic, në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, shkruan Gazeta Metro.
Në këtë takim, pritet pajtimi final i marrëveshjes nga propozimi frank-gjerman.
Rreth kësaj, përkrahës të kryeministrit Kurti, kanë filluar të japin mbështetje ndaj tij në rrjetet sociale me hashtagun #meKryeministrin.
Një nga ata që ka shpërndarë një postim me një hashtag të tillë, është edhe shefi i stafit të Kurtit, Luan Dalipi.
Ndaj kësaj ka reaguar Ehat Miftaraj, i cili përmes një postimi në Facebook, ka ironizuar me mbështetësitë e Kurtit duke thënë se ky i fundit s’është ka shkon në luftë o trima.
Ai i është drejtuar përsëri atyre, duke thënë se, Kurti sonte ose më së largu nesër në mëngjes, do të jetë në Prishtinë.
‘‘Ja filluan hashtagat me Kryeministrin. Po nuk eshte ka shkon ne lufte o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë. Sonte ose më sê largu nesër në mengjes, në Prishtinë e keni’’, ka thënë Miftaraj.