Ministri i Mbrojtjes në Ukrainë u ka bërë thirrje mediave të mos shpërndajnë lajme që kanë të bëjnë me ndihmat ushtarake që Ukraina merr nga vendet e tjera.
Sipas tij një informacion i tillë cenon mbrojtjen dhe sigurinë e vendit, pasi armiku, në këtë rast ushtria ruse, ka më shumë informacione se që duhet për Ukrainën.
Ai thotë se ushtria ruse mund t’i përdorë informacionet për furnizimin e Ukrainës me armë kundër vendit.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Oleksii Reznikov tha se armiku nuk duhet të dijë se çfarë e pret dhe se rrjedhja e informacioneve të tilla për vendet partnere të Ukrainës mund të dëmtojnë përpjekjet vendit për t’u mbrojtur nga kërcënimi rus.
Discussion about this post