|Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Stublla-Haradinaj, ka komentuar vendimin e sotëm të Qeverisë Hoti.
Stublla – Haradinaj thotë se ky vendim është vazhdim i vendosmërisë për të qenë një. Madje, Haradinaj tha se qeveria është duke diskutuar që t’u mundësojnë bashkëatdhetarëve kthimin pa pagesë në vendlindjen e tyre.
“Hapja e kufirit Kosovë-Shqipëri është vazhdim i vendosmërisë për të qenë Një, në sukses e në sfida. Bashkë me kabinetin qeveritar po diskutojmë rikthimin e lëvizjes së lirë edhe me vende të tjera dhe rinisjes së fluturimeve të rregullta në Aeroportin e Prishtinës, që t’u mundësojmë diasporës tonë ardhjen pa pengesa në vendlindjen e tyre”, ka shkruar ajo në Facebook.
Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se Kosova duhet t’i rikthehet normalitetit dhe të fokusohet në rimëkëmbjen ekonomike, me kujdes të shtuar dhe duke ndjekur rekomandimet e institucioneve shëndetësore.
“Respektimi i masave na përshpejton vendimin e rihapjes”, ka shtuar ajo.
Discussion about this post