Partia Socialdemokrate (PSD) e udhëhequr nga Dardan Molliqaj me 14 shkurt nuk garoi në zgjedhje.
Pavarësisht këtij vendimi, PSD nuk e ka ndal aktivitetin e saj përmes aktivitetëve të ndryshme.
Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Teutë Rrusta, përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se PSD po vazhdon mobilizimin, kësaj radhe në qytetin e Vitisë, shkruan Korrekt Press.
“Dega e PSD në Viti mobilizohet për punët dhe aktivitetet e ardhshme. ✊🏻”- shkruan Teutë Rrusta.
Discussion about this post