Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti për paraqitjen e tij të sotme para mediave.Molliqaj shkruan se për dy javë piunët e tij vjellën vrerë kundër UÇK-së e sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj, përcjellë Gazeta Blic.Ai e quan këtë si hipokrizi të Kurtit.
Madje Molliqaj thotë se janë dy arsye të kësaj hipokrizie, e para është presioni i krahut proçUÇK brenda VV-së dhe e dyta se Kurti e di që Kushtetuesja do e rrëzojë Qeverinë Hoti.Molliqaj deklaron se këto janë lojra ppushteti e instrumentalizimi, asgjë më shumë.Ai thotë se Kurti po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve, po fërkon duart për tu kthyer në pushtet.
Molliqaj i shtroi edhe një pyetje Kurtit, LDK apo PDK?Për të cilën thotë se përgjigjja është kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.Ky është postimi i tij i plotë:
FOLI LIGËSIA E KURTIT
Dy javë heshtje. Dy javë i nxorri piunët e tij për të vjellë vrerë kundër UÇK-së. Madje “Shko Hashim” i thoshte ish-drejtuesit të UÇK-së. Ndërsa sot paska dalë kinse në mbrojtje të saj.Dy arsye qëndrojnë prapa hipokrizisë së Kurtit:– E para është presioni i krahut pro-UÇK brenda elektoratit të VV-së, të cilët qartësisht ishin të pakënaqur me politikën reaksionare të Kurtit,– Kurse e dyta, është vetëdija e Kurtit që Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Qeverinë Hoti ngase një prej deputetëve që e kishin votuar, nuk ishte legjitim. Kurti sot doli si baba dinak tradicional e patriarkal, që e shfrytëzon “vdekjen” e baballarëve të tjerë, për të synuar mbledhjen e përcjellësve të tyre rreth vetes.Vetëm lojëra pushteti.
Vetëm instrumentalizim. Asgjë më shumë. Këtu nuk ka as mbrojtje të UÇK-së e as të Kosovës. Kurti thjeshtë po fërkon duart mbi humbjen e të tjerëve. Mbi humbjen e UÇK-së. Kurti po fërkon duart që të kthehet në pushtet. Dhe për këtë synim po e përdorë tash edhe UÇK-në.Pyetja ime është se kush do t’i nënshtrohet kësaj radhe Kurtit? LDK, apo PDK?Ndërsa përgjigjja është e qartë: kushdo që i dorëzohet Kurtit, është duke ia dorëzuar Kosovën atij dhe është duke ia sjellë “Zajednicën” Kosovës.Rikthimi eventual i Kurtit, në njërën anë rehaton krahun pro-UÇK brenda VV-së, duke ua hedhur ndonjë asht simbolik e hipokrit si ky i sotmi, kurse në anën tjetër rehaton krahun anti-UÇK duke iu dhënë pozita ministrore – si më herët.Kurti po kthehet jo për tu mbrojtur Kosova. As UÇK-ja. Por për tu kthyer “Zajednica”, popullizmi e tendenca autoritare.
Discussion about this post