Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate ka folur gjërë e gjatë për daljen nga Lëvizja Vetëvendosje dhe mospajtimet që kishin filluar që nga viti 2014 me kreun e kësaj partie, Albin Kurti.
Molliqaj në Rubikon tregoi se mendësia Staliniste e Kurtit bëri që të dalin nga Vetëvendosje e të krijohej Partia Social Demokrate nga ata që e kundërshtonin, njofton Klan Kosova
“Janë dy faktorë që unë nuk jam në Vetëvendosje, ne jemi nda me Vetëvendosjen shumica sidomos pjesa që edhe sot vazhdojnë me qenë në PSD për shkak se kemi kritikë të ashpër edhe me autoritarizmi e në veçanti me Stalinizmin si metodë të organizimit politikë”.
“Ne kemi qenë pjesë po nuk jemi më pasi nuk jemi pajtu, ne jemi nda me diskutime ideologjike pa u idhnu politikisht me Albinin për cështjen e Leninit – e kam thënë disa herë dhe kjo ka më ardhë çdo herë e më shumë duke u bë temë, pra ne nuk jemi aty për shkak se nuk besojmë në metodën Staliniste dhe kur po them Staliniste duhet me e kuptu si mendësi e jo si praktikim se nuk mundet sot këkush me u bë si Stalini”.
Molliqaj mes tjerash deklaroi se Kurti është baba në Vetëvendosje dhe se deputetët kanë qasje totalisht konservatore.
“E para dhe më e rëndësishme është kur e mvesh vetën me rolin e misionit historik – pra ti si person, si forcë politike ia mvesh vetës një mision që në rastin e Kosovës me shpëtu Kosovën nga krimi, hajnia, Serbia me shpëtu nga çka do tjetër”.
“Me thënë që është personi i duhur në momentin më të duhur është tjetër dhe me thënë që është i vetmi njeri që ka lind Kosova që 500 vjet nana priti me lind është dallim i madh”.
“Vetëvendosje është reduktu në figurën e individit në figurën e “babës” edhe për këtë sot Vetëvendosje është konservatore e shohim qasjen e saj si subjekt i majt por kur flitet për të drejtat e pakicave komunitare këtu jo vetëm etnike por edhe të orientimeve e shohim se kanë qasje krejt konservatore”.
“Dimensioni në çfarë lloj familje flet Vetëvendosja sot dhe deputetët e saj është krejtësisht qasje konservatore”, deklaroi Molliqaj
Discussion about this post