Tërmeti i fuqishëm që u regjistrua pak minuta më parë në Detin Egje duket se ka lënë dëme të mëdha sidomos në qytetin turk të Izmirit.
Siç shihet në videon e mëposhtme, disa ndërtesa janë shembur, ndërsa dyshohet se ka persona nën rrënoja.
Sipas prefektit të Izmirit, ende nuk ka informacione për viktima, ndërsa shtoi se është ngritur grupi për menaxhimin e krizave.
Bëhet fjalën për zonën Alsancak, ndërsa forca e tërmetit llogaritet nga 6.6 në 6.9 i shkallës rihter.
Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera të Turqisë Aydın, Muğla, Manisa, Denizli, Çanakkale, Bursa, İstanbul, Uşak, Kütahya, Bursa, Yalova, Tekirdağ dhe Edirne, por edhe në Greqi. /Lajmi.net/
Discussion about this post