Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Hyseni, e pyeti ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që të tregojë para deputetëve se çka u konfiskua në aksionin e para disa javëve në Karaçevë.
Në përgjigjjen e tij ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka ngacmuar deputetët e Vetëvendosjes.
Veliu teksa tregonte se çka u konfiskua, në fund të përgjigjjes i pyeti deputetët e Vetëvendosjes se mos u ka humbur diçka gjatë këtij aksioni.
“Nëse ju ka humbur diçka në këtë aksion atëherë kërkojeni”, ka thënë Veliu.
Discussion about this post