Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është duke e dëshmuar se ka guximin dhe vendosmërinë ta luftojë krimin dhe korrupsionin.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka shkruar se kryeministri Hoti është njeri i pastër, përcjell Gazeta Insajderi.
“Kryeministri Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin. Është i dijshëm dhe i pakorruptuar andaj edhe i pavarur dhe pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta. Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikujt, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa. /Insajderi.org
Discussion about this post