Nasim Haradinaj, nënkryetari i OVL UÇK-së, thotë se “mazi” i tij, dikur ka pasur vlerë prej 3 mijë eurosh, por thotë se sot çmimi i tij tashmë është mbi 30 mijë euro.Këtë deklaratë, Haradinaj e ka thënë në emisionin “Oxygen”, teksa ka folur për pasurinë e tij prej miliona eurosh.
“Pasuria jeme është qaq sa ja dha çmimin unë. Përshembull dikur mazit tem ja kam qitë çmimin 3 mijë euro, e tash e ka çmimin 30 mijë”, ka thënë ai.
Haradinaj ka folur edhe për periudhën e luftës dhe pas saj.Ka hedhur kritika ndaj politikanëve kosovarë, duke thënë se i kanë zhgënjyer shqiptarët e Kosovës.
Discussion about this post