Ndërtuesit po i respektojnë standardet e ndërtimit, të përcaktuara me kornizën ligjore në Kosovë.
Sipas dekanit të Fakultetit të Ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës, Florim Grajqevci, ky fakultet ka kuadro të mirëpërgatitur, analizat e të cilit do t’i garantonin qytetarët për cilësinë dhe sigurinë e vendbanimeve të tyre.
Për të bërë një vlerësim të tillë, Universiteti i Prishtinës ka lidhur marrëveshje me disa komuna të vendit.
Rëndësi të veçantë, Grajqevci vlerëson se duhet t’u jepen objekteve të vjetra të instiucioneve publike, edhe nëse ato janë ndërtuar konform standardeve.
Dekani i Fakultetit të Ndërtimtarisë porosit komunat që të angazhojnë inxhinierë për mbikëqyrjen e ndërtimeve, në mënyrë që të shmangen rreziqet.