Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka marrë një mesazh interesant gjatë këtyre ditëve nga një qytetar.
Basha e ka publikuar në rrjetin social Twitter një fotografi nga biseda me një qytetar, i cili i thotë se nëse bëhesh deputet, ai do të dalë të gjëmojë si një gomar.
Basha e ka sfiduar qytetarin pasi fitoi mandatin si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai i tha se ka ardhur koha që qytetari të fillojë të gjëmojë.
“Erdhi gati koha me ia kris gjamës ky djali! Do ta njoftoj posa të çertfifikohen rezultatet”, ka shkruar Basha.
Basha është në listën e deputetëve që ka fituar mandatin për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme. /Express/
Discussion about this post