Lehtësimi i masave anti-covid nuk i ka kënaqur gastronomët, të cilët ditë më parë kishin një protestë para qeverisë.
Sot, në një bisedë për “#Gjesi”, Arian Vranica, përfaqësues i gastronomëve të Kosovës, ka qenë i ashpër ndaj qeverisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse.
“Duhet me i thirrë mendjes dhe të merren vendimet e duhura”, u shpreh ai pos tjerash.
Edhe këngëtari Afrim Muçiqi ishte pjesë e bisedës, si një nga më të zhurmshmit karshi masave të reja. Ai tha se nëse vazhdohet kështu, situata s’do të jetë e mirë.
Discussion about this post