Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se brenda 24 orëve kanë rezultuar pozitiv 92 raste të reja me koronavirus, ndërsa janë shëruar 115 pacientë, njofton Televizioni24.
Njoftimi i plotë:
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010.
Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 39 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Ferizaj 5 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjilan, Han i Elezit, Kamenicë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Shtime, Skenderaj, Suharekë dhe Viti./Televizioni24
Discussion about this post