Rrahman Paçarizi, profesor në Universitetin e Prishtinës dhe analist, ka bërë një deklaratë interesante. Gjatë një debati në Klan Kosova në lidhje me dialogun në Bruksel, z. Paçarizi theksoi se kryeministri aktual, Albin Kurti, nuk ka ndryshuar ndonjë gjë nga parardhësit e tij.
Sipas tij, të gjithë politikanët nga viti 1999 e deri më sot, kanë folë njëjtë sikurse Kurti. Madje, ai tha se i vjen keq ta krahasoj Kurtin me Avdullah Hotin, pasi ai ishte më dinjitoz se Kurti.
“Një politikan të Kosovës prej 1999 deri më sot, cilindo që e kishit qitë me folë, ka folë njëjtë. Mere krahasoni secili prej tyre ka pasë fjalë të njëjta. Në fakt, mua më vjen keq me krahasu Avdullah Hotin me Albin Kurtin, sepse ka qenë shumë më dinjitoz Avdullah Hoti, e ka mbërri një marrëveshje goxha të favorshme në Uashington, përfshirë njohjen nga Izraeli.” – tha Paçarizi në “Rubikon” të Klan Kosovës.