Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku është duke marr pjesë në shënimin e 33 vjetorit të Degës së LDK’së në Podujevë. Në një sallë me qindra të pranishëm shihet prezenca edhe e Agim Veliut, ish-kryetarit të degës së partisë në këtë komunë.
Duket se Veliut ende nuk i kanë kaluar inatet e vjetra me Abdixhikun i cili pas ardhjes në krye të LDK’së kishte inicuar ndryshimet në këtë degë që rezultuan me Ekrem Hysenin kryetar të degës.
Dalja në skenë e Abdixhikut ka ngritur gjithë pjesëmarrësit në këmbë, por jo edhe Veliun. Ai shihet si ndër të vetmi i ulur në karrigë teksa kryetari mbante fjalimin.
Ky moment është shkëputur në një video që është bërë virale në rrjetet sociale:
@raporto24.com Agim Veliu nuk ngritet në këmbë për Lumir Abdixhikun#lumirabdixhiku #kosova #agimveliu #podujeve #peja #albinkurti #albania ♬ original sound – Raporto24.com