Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021, Albin Kurti, pati deklaruar se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qeverisjes së tij, por gjithçka ndryshoi me ardhjen në pushtet.
Pas marrjes së detyrës, SHBA-të dhe BE-ja intensifikuan takimet me Albin Kurtin, duke e kthyer dialogun Kosovë-Serbi në një çështje kryesore që duhej zgjidhur shpejt.
Pak ditë më parë i njëjti deklaroi se e ka pranuar planin franko-gjerman si dhe ka vendosur disa kushte në lidhje me formimin e Asociacionit,që po kërkohet me ngulm nga ndërkombëtarët.
Por a pritet ta nënshkruajë Albin Kurti marrveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi?
Ish-deputeti njëherësh gazetari, Milaim Zeka, në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic” tha se nëse Albin Kurti nuk e nëshkruan Asociacionin, kjo Qeveri pritet të bie.
“Nuk e di a e nënshkruan marrëveshjen apo jo por në rast se nuk e nënshkruan Asociacionin kjo Qeveri do të bie.
I pyetur se a pritet ta themelojë Asociacionin e komunave serbe, Zeka u përgjigj kështu.
“Kurti prej fillimit deri tani ka ardhë me abuzime me gënjeshtra me hiprokizi, gjithçka mund të bëjë. Por nuk e di saktësisht sepse paradite thotë ndryshe pasdite ndryshe, nuk ka asnjë qëndrim ky njeri. Edhe çdo veprim po e bën kokë më vete. Ky edhe planin franko-gjerman e pranoi përmes Twitter, nuk shkoi as me e prezantu në parlament apo organet e partisë së tij LVV as në Qeveri. Ai doli në mbrëmje dhe tha ” po e pranova planin franko-gjerman”. Asnjë njeri nuk mundet me deshifru Albin Kurtin se çfarë mund të bëjë është komplet konfuz” deklaroi Milaim Zeka për “Gazeta Blic”
Milaim Zeka, Gazetar
Profesori universitar, Muhamet Kelmendi, duke folur për marveshjen përfundimtare Kosovë-Serbi me bazë planin franko-gjerman tha se se një marrveshje e tillë do të ishte për ndarjen e Kosovës.
Kelemendi theksoi për “Gazeta Blic” se ndodh diçka e tillë nuk do të siguronte asgjë për Kosovën.
“Marreveshja franko-gjermane eshte marreveshje për ndarjen e Kosoves me themelimim e Asociacionit.Marreveshja franko-gjermane, sidomos aneksmarreveshja, nuk siguron asgjë de-fakto dhe as de-jure për Republinen e Kosovës. Tëre marreveshja e ka bazen tek pranimi nga Republika e Kosoves dhe te organizimi i Asociaciacionit të komunave me shumice serbe. Duket se vetem emerin e ka franko-gjerman, sepse de-fakto është marreveshje franceze, pasiqe u arrit të ndahet Kosova sipas qëndrimit francez. Me ketë marreveshje u mbrojt ndarja e copetimi të shqiptareve qe e benë në Konferencen e Ambasadoreve të vitit 1913. Kete e provon ndarja e Kosoves me Asociacion.” tha Kelemendi për “Gazeta Blic”
Muhamet Kelmendi, Profesor
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, pak ditë më parë prezantoi para Kuvendit gjashtë kushtet kryesore për formimin e Asociacionit.
“Asociacioni duhet të jetë në perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e Kosovës. Asociacioni nuk mund te jete monoetnik. Duhet të kete reciprocitet të të drejtave. Para vendosjes së çfaredo Asociacioni strukturat ilegale duhet te shuhen.Asociacioni mund te jete pjesë e marrveshjes finale vetem pas njohjes finale të Kosovës. Letrat e dërguara pesë shteteve për mosnjohje duhet të tërhiqen” tha Kurti në Kuvend raporton Gazeta Blic.