Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ka thënë se “Epokës së dominimit politik dhe ekonomik perëndimor po i vjen fundi”, raporton Gazeta Sinjali.
Blair ka deklaruar se si rrjedhojë e agresionit rus në Ukrainë, vendin si fuqia më e madhe botërore “do ta marrë” Kina .
“Si rezultat i veprimeve të Putinit, ne nuk mund të mbështetemi më tek autoritetet kineze që të sillen në një mënyrë që ne e konsiderojmë racionale”, ka thënë Blair. “Mos më keqkuptoni. Unë nuk po them se Kina do të përpiqet të marrë Tajvanin me forcë në të ardhmen e afërt, por ne nuk mund ta bazojmë politikën tonë në sigurinë se nuk do të ndodhë”, tha ai për Ditchley.
Përkundër përpjekjes ruse, ish-pushtetari britanik nuk beson se Rusia ka kapacitet të shndërrohet në superfuqinë kryesore globale.
Kina e ka këtë potencial sipas Blair dhe beson se konfliktin e Ukrainës autoritetet kineze do ta shfrytëzojnë në përpjekje për t’ia marrë perëndimit “frontin e më të fortit”.
Discussion about this post