Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, ka thënë se deklaratat që i kishte bërë në të kaluarën për tashmë partnerin e saj të koalicionit, Albin Kurtin, kanë qenë të ndikuara edhe nga LDK-ja.
“Është e vërtetë që për një kohë të gjatë kam qenë e rrethuar me njerëz që kanë ndërtuar koncesione të tilla dhe që ka qenë e pamundur t’i vërtetosh. S’kam pasë kontakt me Kurtin që ta njihja mirë. Kam pasë paragjykime bazuar në ato konstruksione në partinë ku isha”, ka thënë Osmani në Klan Kosova.
Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, e ka quajtur skandaloze këtë deklaratë të ushtrueses së detyrës së Presidentes.
Shkrimi i plotë i Parim Ollurit:
“Çfare skandali bëri në Rubikon kandidatja për Presidente. Për deklaratat e saj kunder Kurtit, të cilit i thoshte Hugo Chavez, tha qe s’ka qenë mendim i saj, por ka qenë nën ndikim të njerëzve të LDK-së”, ka shkruar Olluri.
“Kjo i bjen që ne ta kemi një Presidente që s’ka mendim të vetin, nëse kjo bëhet edhe pse s’ka asnjë gjasë”.
Discussion about this post