Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mohuar raportimet e fundit në medie për fillimin e bisedimeve, për një koalicion të mundëshëm mes kësaj partie dhe asaj të Albin Kurtit, Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan GazetaBlic.
Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi për GazetaBlic i ka mohuar këto pretendime, duke shtuar se kjo çështje, siç ka thënë ai, s’është diskutuar asnjëherë në Partinë Demokratike të Kosovës.“Jo, nuk është diskutuar kjo çështje me Lëvizjen Vetëvendosje, asnjëherë. Ne e kemi bërë të qartë se PDK do ta votoj rrëzimin e qeverisë kur LVV-ja t’i siguroj nënshkrimet për ta ftuar seancën.
Ky është qendrimi zyrtarë i PDK-së. Çështja e emrave të ministrave dhe bashkëqeverisja me VV-në është spekulim dhe e pavërtetë”, ka thënë Bytyçi për GazetaBlic.
Në medie është raportuar se PDK, VV dhe minoritetet shumë shpejt do të nisin negociatat për rrëzimin e qeverisë aktuale.Madje, sipas raportimeve, PDK do të hyjë në bashkëqeverisje me VV, dhe do do të kërkojë nga kjo parti, postin e presidentit, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave si dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Lëvizja Vetëvendosje ka iniciuar mocion për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti në gusht të këtij viti, por deri më tani ky mocion s’është proceduar në Kuvend, pasi nuk janë votat e mjaftueshme./GazetaBlic
Discussion about this post