Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në mbledhjen e Qeverisë ka propozuar që nga të gjitha institucionet publike dhe private të vazhdojnë punën me staf të reduktar dhe nga shtëpia, pas shtimit të rasteve me koronavirus, raporton Gazeta Express.
“Jo vetëm për shkak të urgjencës, por për shkak që MSH’ja në vazhdimësi është duke mbikëqyrë situatën epidemiologjike, duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi pasur një rritje në institucionet publike dhe private, me qëllim të parandalimit IKSHPK’ja na ka rekomanduar që të përkrahë vendimin që të gjitha institucionet publike dhe private obligohen që të organizojnë punën në distancë fizike apo nga shtëpitë e tyre që nënkupton reduktimin e stafit. Të gjitha institucionet obligohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucione. Të gjitha institucionet obligohen të organizojnë punën në përputhje me manualin. Obligohen institucionet që të ndërmarrin vendimet sipas manualit. Ky vendim kërkojë që të hyjë në fuqi në ditën e nënshkrimit”, ka thënë Zemaj.
Kryeministri Avdullah Hoti tha se ky vendim bëhet i obligueshëm, derisa, ka kërkuar që të dalin në rrugë inspektorët.
Discussion about this post