Aktivisti Rron Gjinovci ka komentuar sondazhin e Pipos.
Nga sondazhi i realizuar nga kompania PIPOS, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 40.95%.
Gjinovci ka komentuar me ironi këtë sondazh.
“VV mundet mos me kalu pragun”, ka thënë ai në emisionin Pressing.
“Këta njerëz që i kanë bërë këtë sondazh me siguri nuk kanë parë televizor këto ditë. Në Gjakovë e pash sot turmën. As në protestat gjithë popullore që kemi thirrur nuk kemi pasur këso turma e që po shkojnë duke u përsëritur ne cdo qytet”, shtoi ai.
Tutje duke folur për krahasimet me ish-kryetarin e LDK’së, Ibrahim Rugova, ai ka thënë se nuk është situatë e njëjtë.
“Po të ketë ngjashmëri me Rugovën, Kurti do të ishte i kënaqur. Mirëpo tani është ndryshe. E dijmë se përqindja nuk është fikse. Varet nga numri i votuesve, partitë që marrin pjesë në zgjedhje dhe ulëset në Kuvend”, tha ai.
Discussion about this post