Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.
I pari i shtetit ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës.
“Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
Thaçin ka shkruar se me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund të bëhet rimëkëmbja e ekonomisë./Insajderi.org
Discussion about this post