PDK është opozitë konstruktive në tema e çështje të mëdha e të rëndësishme për vendin.
Kështu ka deklaruar Sejdi Hoxha deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, në RTK.
Tutje ai shtoi se LVV bashkë me LDK patën deklaruar veten si koalicion të shpresës, që do të zgjaste për dy mandte, për tetë vjet, por nuk zgjati as 3 muaj, që u shndërrua në koalicion të zhgënjimit.
“Ne as në qeverisjen e kaluar nuk kemi nënshkruar peticionin për shkakrikimin e saj, por kemi votuar në Kuvend sepse misioni i çdo opozite është me rrëzu nga pushteti pozitën, sidomos një qeveri e tillë, të papërgjegjshme siç ishte Qeveria Kurti, sikundër edhe kjo qeverisje e tanishme”, deklaroi ai.
Ndërkaq lidhur me kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Hoti tani, deputeti Hoxha deklaroi se çudi sesi LVV kërkon rrëzimin e qeverisë Hoti në pikun e pandemisë, ndërkohë që kur ishte vetë në qeverisje, ankohej se po bëhet në kohë pandemie, ndonëse, ç’është e vërteta, pandemia ka qenë e keqmenaxhuar edhe në Qeverinë Kurti e po vazhdon edhe në këtë qeverisje, të kujtojmë rastin e vdekjes së një të riu në karantinë, pastaj futja e mjekëve serbë ilegalisht, etj.
Kurse, sa i përket nënshkrimin e peticionit për rrëzimin e qeverisë, Hoxhaj deklaroi se këtu kemi një dallim për nga peticioni i kaluar ku u bë e mundur votimi e jo nënshkrimi, sepse, sipas tij, partneriteti ndaj një partie të madhe e serioze, nuk duhet kërkuar përmes mediave, por të kërkojë takim, në mënyrë që t’i shtrojë temat dhe problemet me të cilat ballafaohemi si parti e si shoqëri, si psh. peticioni, etj., prandaj e kemi konsideruar si joserioze këtë ofertë të LVV-së.
Ndërkaq lidhur me bashkëpunimin me pushtetin të PDK, deputeti Hoxha sqaroi se nëse kolegu e konsideron bashkim me Qeverinë Hoti aprovimin e ligjit për buxhetin, ku është mundësuar aplikimin e pakos fiskale për bizneset, atëherë nuk di sesi ta shpjegoj më tutje etj.
“Mbi të gjitha, LVV nëse kërkon bashkëpunim me ne, atëherë le të dëshmojë nëse i ka hequr vijat e kuqe ndaj nesh”.
Discussion about this post