Sot ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ekzekuton pagat për 83 mijë punëtorë të sektorit publik me koeficientin e ri.
Shërbyesit civilë sot pas orës 16:00 do të kuptojnë vlerën e saktë të pagave të tyre, të kalkuluara bazuar në koeficentet e reja.
Me fillim të këtij muaji qeveria ka bërë publike vlerën e koeficientit që ishte 105 euro.
Me 63 vota për, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar muajin e kaluar projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2023.
Buxheti i përgjithshëm për paga në sektorin publik për vitin 2023 do të jetë 745 milionë euro.
Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe.