Tashmë ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, duel ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Kombëtarja maqedonase këtë pjesë të parë e mbylli me një gol epërsi ndaj Kosovës, pra me rezultatat në 2:1, shkruan IndeksOnline
Golat për Maqedoninë i realizuan, Klolli me një devijim pa dashje dërgoi topin në rrjetë, e epërsinë Maqedonisë i dhuroi, Velkovski.
Për Kombëtaren tonë golin e vetëm në këtë pjesë të parë e shënoi, Hadergjonaj në minutën e 29’të të takimit.
Discussion about this post