Dy persona janë plagosur mbrëmë me armë zjarri në veri të Mitrovicës, si pasojë e një përleshjeje, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai shtoi se dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri të cilët janë dërguar në spital për trajtim.
“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital. Jeta e tyre nuk është në rrezik, ndërsa policia është e interesuar për ta intervistuar një të dyshuar, i cili ndodhet në arrati’, ka thënë Elshani.