Zhvillimet politike në vend sa vijnë e po bëhen me të nxehta. Gara për ta marrë postin e presidentit po merr kahje tjetër. Tani janë duke u bërë kalkulime të reja për arritur deri tek karrigia e shefit të shtetit.
Syri.net Kosova përmes burimeve të besueshme brenda LDK-së, zbulon se kjo parti po e mendon edhe largimin nga udhëheqja e Qeverisë për ta marr postin e Presidentit të vendit. Bazuar në këto burime, pas disa bisedave që kanë pasur Presidenti aktual Hashim Thaçit dhe kreu i LDK-së, Isa Mustafa kanë ardhur deri tek një propozim për riformatizim të ekzekutivit, ku parashihet të përshihet edhe PDK-ja. Po sipas këtij burimi, në krye të ekzekutivit po mendohet të vihet ish-ambasadorja në SHBA, Vlora Çitaku, ndërkaq në postin e presidentit Isa Mustafa.
“Vizita e Thaçit në SHBA u bë edhe që të bisedohet nga afër edhe me zonjën Çitaku në lidhje me gatishmërinë e saj për këto propozime” – i tha burimi Syri Kosovës. Mirëpo, nga kampi tjetër i pretendentit për president, të Ramush Haradinaj, Syri merr vesh se në rast që PDK hyn në Qeveri, AAK mund të largohet. E nëse ndodh kjo del se llogaritë e Thaçit e Mustafës mund të vihen në pikëpyetje, pasi që për zgjedhjen e presidentit sipas Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit, duhen 2/3 e votave të deputetëve por edhe kuorumi prej 80 deputetëve në sallë.
Gjithë këto kalkulime politike ditëve të fundit janë krijuar si shkak e afrimit të afatit për ngritjen ose jo të propozim aktakuzës ndaj presidentit aktual Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale për krimet e pretenduara se janë kryer nga ish shefi politik i UÇK-së. Sipas Kushtetutës, Presidentit Hashim Thaçi i përfundon mandati në prill të vitit 2021.
Discussion about this post