Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj ka deklaruar se zgjedhja e presidenti varet kryekëput nga votat e deputetëve të kësaj partie, prandaj po s’u zgjodh Ramush Haradinaj President, vendi do të shkojë në zgjedhje.
Selmanaj tha se shkuarja në zgjedhje i konvenon AAK-së dhe Vetëvendosjes, për të cilat parti shtoi se janë të konsoliduara edhe kanë substancë elektorale të ruajtur mirë.
Ai tha se Kosova tashmë ka presidenti dhe beson fuqishëm se Hashim Thaçi dhe gjithë UÇK-ja bënë luftë të pastër, por megjithatë ai mendon se nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do të forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet në një figurë unifikuese për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës vazhdon të jetë temë diskutimi thuajse nga secila parti në vend, teksa duket se do të shfaq probleme edhe në koalicionin qeverisës sa i përket dakordimit lidhur me propozimin e emrit të Presidentit të Kosovës, pas përfundimit të mandatit të Hashim Thaçit.
Postimi i plotë:
Rreth Presidentit dhe debatit:
Ne e kemi presidentin e zgjedhur, pavarësisht mendimit personal, unë dhe, besoj, një pjesë dërmuese e popullit janë me të në raport me Gjykatën Speciale, pasi besojmë fuqishëm në luftën e pastër të popullit tonë në fund shekullin 20-të.
Jemi të vetëdijshëm se zgjedhja e Presidentit varet kryekëput nga deputetët e AAK-së ose vendin e dërgojnë në zgjedhje ata që e bllokojnë këtë propozim.
Shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së dhe AAK-së, të cilat edhe janë të konsoliduara edhe kanë substancën elektorale të ruajtur mirë.
Pra, pavarësisht zërave kundër, nominimi i Haradinajt për President dhe zgjedhja e tij do t’i forconte institucionet dhe do të krijonte kredibilitet të një figure unifikuese për tërë qytetarët e Kosovës.
Discussion about this post