Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media, ka trajtuar një nga një zhvillimet e javës së kaluar, kur u nënshkrua marrëveshja në Shtëpinë e Bardhë.
Për Thaçin është e pranueshme marrëveshja e nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti, e madje thotë se nuk ka rëndësi që ai nuk ishte fizikisht i pranishëm në Uashington.
Presidenti thotë se ai nuk i ndërron pozicionet, herë të thotë se e pranon marrëveshjen, e herë jo. Këtu duket se e ka me kreun i AAK’së, Ramush Haradinajn, i cili të premten tha se nuk e përkrah marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë, e pas pak doli pro saj.
“Unë nuk jam nga ata që marrë pozicione politike, duke i ndryshuar cdo 10-15 minuta herë me e pranu, herë mos me e pranu. Herë me dalë kundër, e herë këndej, por shikoj në rrafshin strategjik. E, orientimi strategjik i Kosovës është që të ruhet partneriteti i përjetshëm dhe besimi i plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi, transmeton Gazeta Express.
Ndryshe, Haradinaj të premt tha se marrëveshja për të cilën ishte dakorduar kryeministri Hoti për ta nënshkruar, pëmbante një pajtim tripalësh, pra Kosovë – SHBA – Serbi, për liqenin e Ujmanin. Sipas kreut të AAK’së, është e papranueshme që për liqenin të përfshihet edhe Serbia. /Express/
Discussion about this post