Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka firmosur një letër ku ka kërkuar shkarkimin e Vjosa Osmanit nga posti i nënkryetares së LDK-së.
Letra i është drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë. Aty theksohet se në vendin e Osmanit do ta zë kryeministri, Avdullah Hoti.
Ky vendim vije pasi Vjosa Osmani doli haptas kundër partisë ditën kur u votua mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti si dhe me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, bëri apel të mos votohet mocioni.
“Osmani vazhdoi publikisht me kundërshtimin e koalicionit aktual i cili përbën Qeverinë Hoti”. /Indeksonline/
Discussion about this post