Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar kryetarin e OVL-së, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin e saj Nasim Haradinaj.
Të dy janë dërguar në paraburgim por që për asnjërin nuk ka as hetime e as aktakuzë për krime lufte.
Të revoltuar në mënyren e arrestimit të dy pjesëtarëve të UÇK-së, përfaqësues të OVL-së, kanë deklaruar që do të organizojnë protesta në lidhje me këtë ndodhi.
Duhet theksuar që aksioni i djeshëm i zyrtarëve policorë të EULEX-it vjen pas shpalosjes së dosjeve që supozohej të silleshin nga dikush në zyret e OVL-UÇK-së, e që pretendohet të jenë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.
Profesori universitar në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që arrestimi i Gucatit dhe Haradinajt ka ardhur menjëhere pas dorëzimit të disa dosjave radhazi në zyret e OVL-së, skenari i cili ishte I shkruar në Beograd për ta destabilizuar Kosovën.
“Arrestimi i Gucatit dhe Nasim Haradinajt erdhi menjëherë pasi persona ende të paidentifikuar dorëzuan disa herë radhazi mijëra faqe nga akuzat, siç thuhet, të Gjykatës Speciale për Kosovën në Hagë. I gjithë skenari ishte shkruar në Beograd, me qëllim që të destabilizohet Kosova, duke kundërshtuar arrestimet dhe veprimtarinë e Gjykatës Speciale. U fol se arrestimet ishin brutale. Mendoj se askush nuk arrestohet duke i dhënë në dorë ndonjë tufë me lule. Gjithmonë arrestimet realizohen përmes policisë dhe policia në çdo vend të botës demokratike dhe jo demokratike është për të ushtruar forcën në raste të tilla”, u shpreh profesori.
Më tej Bytyçi thotë që me formomin e Speciales filluan edhe aktakuzat duke arritur deri tek Thaçi e më pas duke vazhduar të ketë ndërhyrje nga Beogrado për ta përsëritur ngjarjet e 17-18 marsit të vitit 2004. Këtë veçse e ka deklaruar sot Vuçiq duke u shprehur që në Kosovë po përgatitet një kryengritje, me qëllim që të dëbohen prej këtij territori 100 mijë serbë të tjerë, Vuçiç fliste për 500 shtëpi të serbëve të djegura.
“Gjykata Speciale u formua. Ajo shpalli akuzën kundër Hashim Thaçit. Vetë Thaçi dhe njerëzit e tij u mobilizuan që të bëjnë presion ndaj gjykatës. Në këtë aventurë u kyç prokuroria serbe e Beogradit, e cila nxori nga arkiva dosjet e fotografuara, të cilat i kishte nis për në Hagë dhe pagoi shqiptarë që këto dosje të shkojnë në zyrat e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Kosovës. Pse ndodhi kjo? Sepse duke lexuar akuzat dhe duke dekonspiruar emrat e të akuzuarve Beogradi donte që në Kosovë të përsëriteshin ngjarjet e 17-18 marsit të vitit 2004. Ky skenar u zbulua sot edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Ai deklaroi sot se “Në Kosovë po përgatitet një kryengritje, me qëllim që të dëbohen prej këtij territori 100 mijë serbë të tjerë, duke përsëritur skenarin, sipas tij, të 17-18 marsit 2004. Vuçiç fliste për 500 shtëpi të serbëve të djegura, për djegjen dhe rrënimin e objekteve të kultit e të kulturës serbe etj. Nuk foli Vuçiç për provokimin që bënë serbët sipas skenarit të Beogradit me mbytjen në Lumin Ibër të dy fëmijëve shqiptarë. Edhe tani ai nuk do të flasë për skenarin e dërgimit të dosjeve në zyrat e shoqatës. Sot presidenti i Serbisë lajmëroi publikisht se “Kosova përgatitet të ushtrojë dhunë kundër serbëve në këtë vend për shkak të arrestimeve nga Gjykata Speciale”, thotë Bytyçi.
Në fund profesori shton që me protesta nuk mundet të zgjidhet asgjë pasiqë sipas tij asnjë gjykatë e Eurpoës Demokatike nuk mund të dënojë njerëzit e pafajshëm mirëpo nëse presidenti Thaçi kërkon stabilitet për qytetarët duhet të jep dorëheqje të dal hapur në krah Gucatit dhe Haradinajt.
“Çdo përpjekje për të përdorur dhunën kundër vendimeve dhe arrestimeve që bën Gjykata Speciale dhe prokuroria e saj tregon se të akuzuarit, përfshirë dhe presidentin Thaçi, kanë frikë nga kjo gjykatë. Frika buron nga faktet, jo nga gjykata. Asnjë gjykatë e Europës Demokratike nuk mund të dënojë njerëz të pafajshëm. Pafajësia nuk mbrohet me protesta dhe destabilizimin e Kosovës. Pafajësia provohet para gjykatës. Kështu ka ndodhur edhe me të akuzuarit e tjerë në Gjykatën Ndërkombëtare për Krimet e Lugtës në ish-Jugosllavi. Arrestimet janë një goditje për shtetësinë e Kosovës. Protestat do ta asgjësojnë atë plotësisht. Presidenti i Kosovës është tani pjesë e projektit serb të destabilizimit të vendit, ndërkohë që detyra e tij themelore është ruajtja e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend. Nëse dëshiron të destabilizojë Kosovën për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të dalë hapur në krah të Nasim Haradinajt dhe Gucatit. Madje pas dorëheqjes ai ka të drejtë të dalë edhe në protesta”, përfundoi Bytyçi për “Bota sot”.
Discussion about this post