Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk kaloi as dje në Kuvendin e Kosovës në mungesë të kourumit.
Duke e marrë parasysh mosgatishmerinë e PDK-së dhe VV-së për ta mbështetur këtë projekligj në Kuvend, ministrja e Financave, Hikmete Bajrami, ka bërë me dije sot, se është e hapur që të inkorporojë nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga partnerët e koalicionit, raporton Gazeta Evropa.
Njoftimi i plotë:
Ministria e Financave, si sponsorizuese e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është e hapur që të inkorporoj nene të veçanta në mes të dy leximeve, që mund të propozohen nga deputetët e opozitës apo edhe nga partnerët e koalicionit.
Është e rëndësishme që ky ligj të kaloj sa më shpejtë dhe qytetarëve e bizneseve t’u ofrohet një mundësi shtesë për tejkalimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID 19. Të bashkëpunojmë ngushtë për të mirën e qytetarëve tanë.
Discussion about this post