Ambasadori rus Sergei Andreev kishte shkuar për të vizituar varrezën e ushtarëve sovjetik në kryeqytetin e Polonisë në ditën e fitores mbi Gjermaninë naziste në Luftën e Dytë Botërore, transmeton Gazeta Metro.
Të hënën ambasadori rus Andreev kishte shkuar për të vendosur lule në varrezat e Ushtrisë së Kuqe kur një grup aktivistësh që protestonin kundër invadimit të Ukrainës po e prisnin.
Në xhirim shihen si ngjyra i hidhet mbi Anndreev nga prapa kur edhe një protestues para ambasadorit i hedh një tubë të madhe fytyrës.
Protestuesit e ndaluan Andreev dhe delegacionin rus në vendosjen e luleve në varrezat sovjetike. Policia polake kishte arritur dhe ka ndihmuar ambasadorin dhe delegacionin rus të largohen nga ty.
Polonia ka qasje të ashpër ndaj Rusisë dhe luftës së Bashkimit Sovjetik për shkak të diktaturës vrastare komuniste që ka shtypur Poloninë pas Luftës së dytë Botërore.
The Russian ambassador to Poland was attacked during an attempt to lay flowers at the cemetery of Soviet soldiers in Warsaw & doused with red paint pic.twitter.com/9l8i6q79do
— Russians With Attitude (@RWApodcast) May 9, 2022
Masakra e Katin ku u vranë mijëra intelektual e ushtarak polak nga forcat sovjetike më 1940 ishte tentuar të fajësohen nazistët pasi ishin kryer nga ato sovjetike.
Polonia që nga 2016 ka nisur një program ku i largojnë monumentet sovjetike nga territori i tyre.
Discussion about this post