Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.