Anëtarët e Partisë Socialdemokrate, përmes një aktiviteti kanë vendosur grafite me fytyrën e Albin Kurtit, te kontejnerët që gjenden në lagjen “Pejton”, në Prishtinë.
Drilon Pireva, aktivist i kësaj partie ka thënë se ardhja e Albin Kurtit në pushtet është e rrezikshme.
“Ata që kanë aderuar në parti politike janë me akuza dhe mjaftonte një foto me liderin dhe janë të falur. Konsiderojmë si rrezik ardhjen e Albinin në pushtet”, tha ai.
Discussion about this post