Spiunët, kusarët, rebelët, laramanët, shërbëtorët e Lindjes dhe Perëndimit … janë disa nga emërtimet që Noel Malcolm i përdorë në librat e tija për shqiptarët. Malcolm e spjegon historinë shqiptare edhe nëpërmjet këtyre kategorive. Ai, poashtu, bënë me dije se shqiptarët kanë mbijetuar duke qenë të tillë.
Ne mund të mendojmë çka t’kemi qef për veti, por kështu jemi dhe kështu na sheh bota. Kot merremi me prejadhje kinse të lashtë dhe me heroj e legjenda që sot nuk na hyjnë aspak në punë.
Kjo gjë flet edhe për faktin që të mbijetosh nuk është gjithmonë pozitive nëse jeton keq, për gazep dhe pa dinjitet. Shqiptarët, duke u munduar që të mbijetojnë, nuk e pranojnë ndryshimin (reformat) dhe kjo gjithmonë ka qenë pengesë për zhvillimin e tyre modern.
Jashtë vendit të tyre shqiptarët janë të suksesshëm dhe gjenden në maje të çdo veprimtarie. Gjithmonë ka qenë kështu. Kjo me siguri është për shkak se jashtë vendit të tyre kornizat shoqërore dhe ekonomike janë të përshtatashme për zhvillim kurse në vendin e tyre, jo.
Në vendet tona (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni) ne edhe sot udhëheqemi nga spiunët, kusarët, rebelët, laramanët, shërbëtorët e Lindjes dhe Perëndimit, hajnat, plaçkitësit, vrasësit, budalljenjtë, mashtruesit … Pasi që ne e lejojmë një gjë të tillë, kjo duhet të jetë vlerë e jona.
Ndoshta duhet të ndryshojmë e përparojmë sikur krejt bota moderne. Që të përparosh nuk duhet shumë mundim. Duhet vetëm të ndërtohet sistemi dhe organizimi rreth tij e të mos merresh me budallakitë e kaluara.
Discussion about this post