NGA FATON MEHMETI
Mbase për dike ishte i befasishëm, mirëpo jo për pjesën tjetër që e prisnin. Ardhja e Vlora Çitakut në Kosovë është përfolur që nga ngritja e aktakuzës ndaj presidenti të Kosovës.
Vlora shihet si pasardhëse e Thaçit, duke qenë se presidenti aktual i ka ditët e numëruar. Vlora shihet se produkt i Thaçit, dhe si e tillë ajo gëzon mbështetjen e tij.
Edhe pas largimit nga posti i presidentit, Hashimi mendon për njeriun që do e zëvendësoj. Kjo është sjellje tipike e diktatorëve, të cilët për të gjallë, përgatisin terrenin për pasardhësin e tyre, që të vazhdoj mbizotërimi i diktaturës.
Vlora, aktualisht ambasadore në SHBA, Vlora Çitaku, e ka konfirmuar edhe vetë se do të largohet nga misioni i saj në Uashington, duke thënë se ka qenë nder i jetës së saj që ta prezantojë Kosovën në SHBA.
Nuk ka dyshim se Thaçi e di shumë mirë se do i konfirmohet aktakuza nga Gjykata Speciale, dhe kjo gjë tashmë s’ka diskutim.
Prandaj e ka nënshkruar dekretin për largimin e saj nga misioni si ambasadore në SHBA. Me këtë veprim presidenti aktual po ia imponon ish partisë së tij PDK që të propozojë Vlorën për president, edhe pse një pjesë e madhe e zyrtarëve të lartë të PDK nuk e shohin Vlorën si kandidatë të duhur, duke kthyer sytë kah disa të tjerë, si Enver Hoxhaj apo Hajredin Kuqi.
Basti më i sigurt i Thaçit është Vlora, derisa besimi ndaj të tjerëve është në diskutim. Një person i besuar si Vlora, të cilën e ka ngritur në karrierë, është një bast i sigurt për të diktuar vendimet e ardhshme.
Edhe duke qenë jashtë politikës zyrtarisht, Thaçi tenton të diktojë jetën politike në vend, prandaj edhe po insiston, po përgatit terrenin për ta bërë presidente Vlora Çitakun.
Discussion about this post