Alexei Arestovich, këshilltar i presidentit Zelensky, njoftoi se ushtria ruse po përgatitet të dorëzojë Kherson që ndodhet në pjesën jugore të Ukrainës, afër Krimesë, transmeton Gazeta Metro.
Aktualisht, pushtuesit rusë po mbrojnë Kherson. Kështu ka thënë këshilltari i shefit të Zyrës së Presidentit në një intervistë të publikuar në faqen e tij.
“Është e vështirë për trupat tona të sulmojnë Kherson për të dëbuar racistët, për shkak të terrenit specifik”, tha më tej ai.
Po ashtu tregoi për planet e rusëve për ditët në vijim: “Rusët e kanë përgatitur tashmë Kherson për dorëzim. Ata po mendojnë seriozisht të largohen nga qyteti. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë që Kherson do të lirohet nesër.”
Në të njëjtën kohë në zonën e Mykolaiv nuk ka fare ushtarë rusë. Të gjitha betejat zhvillohen në rajonin Kherson, pasi rusët u dëbuan nga kundërofensiva ukrainase në Mykolaiv javë më parë.
BREAKING: Russian forces are preparing to hand over Kherson to Ukraine – presidential adviser
— Faytuks News Δ (@Faaytuks) April 5, 2022
Discussion about this post