Gardianët do të paguhen nga 100 euro shtesë gjatë muajve mars dhe prill të këtij viti.
Shtesat do t’u jepen atyre për shkak të angazhimit në punë dhe të ekspozimit në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj pandemisë COVID-19.
Sipas vendimit të Qeverisë, të hënën janë alokuar 309 mijë e 600 euro ku nga kjo shumë do të përfitojnë 1 548 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës.
Rikujtojmë se këtë muaj gardianët ishin rreshtuar në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër mosndarjes së mjeteve shtesë për ta.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se Shërbimi Korrektues i Kosovës, i cili gjatë pandemisë̈ ka punuar me kapacitete të plota, ka dëshmuar efikasitet dhe sukses në betejën kundër COVIDIT-19 përbrenda institucionit.
Discussion about this post