Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se shtetet perëndimore kanë shënuar autogol me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, sanksione të cilat kanë bërë që “të përkeqësohet ekonomia në Perëndim”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.
Duke folur për ekonominë e brendshme të Rusisë, Putin raportohet nga Reuters të ketë thënë se inflacioni është duke u stabilizuar dhe se kërkesat për furnizime me pakicë janë normalizuar.
Sektori i shërbimit në Rusi është përballur me uljen më të madhe që nga viti 2020 pas shpërthimit të Covid-19, me konsumatorët dhe bizneset që kanë ndaluar porositjen e produkteve pas sanksioneve të ashpra të perëndimit ndaj Rusisë.
Discussion about this post